Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi 38-vjeçar Tonin Larushku.
Ai ka marrë një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital. Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.
Më herët, policia e Shkodrës njoftoi se falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç, banues në Shkodër.





