Identifikohet familja që humbi jetën në aksidentin tragjik, mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.
Mësohet se viktimat, nga fshati Dukas i Patosit, që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më tagra greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Ndërsa Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana.





