Identifikohet shqiptari i zhdukur, u hodh në det për t'i shpëtuar policisë italiane nga kapja, për kryerjen e një vjedhjeje. 

ITALI, 8 qershor 2013 – Policia italiane ka arritur të identifikojë të riun e zhdukur 5 ditë më parë, i cili u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit.

Ai quhet Arian Rexha, 21 vjeç, shqiptar, banues në Taggia. Policia kishte rënë në gjurmët e një grabitjeje. 

Agjentët e policisë italiane kanë ndërhyrë, ndërsa tre persona po hynin në një lokal pas shpërthimit të derës së përparme të një bari të quajtur “Seven” dhe ishin gati për të thyer makinat e video pokerit, për të vjedhur.  

Ata kishin vendosur një furgon të bardhë të parkuar pranë lokalit të lojrave të fatit në Taggia, me të cilin mund të arratiseshin pas vjedhjes.

Tre prej grabitësve mundën t’i shpëtonin policisë dhe njëri prej tyre kishte kërcyer në ujë. U mbyt apo shpëtoi me not? Kërkimet nga Roja Bregdetare të shpëtimit, të kryera me ndihmën e zhytësve, për dy ditë rresht, nuk arritën në asnjë rezultat.  

Pastaj agjentët e skuadrës së policisë nëpërmjet hetimeve dhe burimeve konfidenciale, kanë arritur të  zbulojnë emrin dhe foton e të zhdukurit.  Ai është Arian Rexha. Çfarë ka ndodhur? Familjarët nuk dinë asgjë. Policia vendosi të publikojë foton për të marrë dëshmi.  Nëse ai është ende gjallë dikush mund të japë informacione. Por fakti se të afërmit nuk dinë asgjë rreth zhdukjes së tij mund të jetë një gjë shumë qetësuese për ta. I riu mund të jetë mbytur nga moti i ftohtë dhe rryma ose mund mund të ketë shpëtuar me not. Të gjitha hipotezat e mundshme janë duke u shqyrtuar nga hetuesit. Sipas policisë italiane, i riu që tashmë rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.