Është identifikuar mbrëmjen e sotme, gruaja që humbi jetën tragjikisht më herët gjatë ditës, në kishën e Shën Ndout në Laç.

E ndjera ishte Gjela Biba, 75 vjeçe, banore në fshatin Ungrej, Lezhë.

Viktima kishte shkuar sot në kishën e Laçit për të ndezur një qiri në shpellën tip guve që përfshihet nga shumë njerëz gjatë vizitave që i bëhen kësaj kishe sidomos ditët e fundit.

Në një moment, gruaja e moshuar ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia.

Ajo pësoi dëmtime fatale në trup dhe në kokë duke humbur jetën. U deshën disa orë që të identifikohej pasi nuk iu gjetën mjete identifikimi dhe kishte shkuar vetëm atje.