FUSHE-KRUJE – Një kufomë është gjetur i pajetë paraditen e sotme në një kanal në fshatin Luz, pranë Fushë-Krujës.

Siç bëri të ditur policia e këtij qyteti, kufoma është gjetur nga disa kalimtarë të rastit, që më pas kanë lajmëruar forcat e rendit.

Policia e Fushë Krujës në një dalje publike ka dhënë informacione rreth kufomës së gjetur paraditen e sotme në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës. 

Në fillim u informua se viktima ishte një adoleshent, por në fakt i përkiste një burri të moshuar.

Ai është 60 vjeçari Tod Preng Deda me banim në lagjen numër 15, Spitallë, Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dhe kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor nuk rezulton të ketë shenja dhune në trupin e viktimës dhe vdekja e tij të mendohet të jetë natyrale.

 

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.