Identifikohet një nga tre terroristët e masakrës së Londrës, që shkaktuan 7 viktima dhe 48 të plagosur mbrëmjen e së shtunës.
Xhihadisti që kishte marrë pjesë në një reportazh të Channel 4, është Khruam Butt, ky që shihni në këtë foto.
Ai është 27-vjeç me origjinë nga Pakistani. Butt ishte shfaqur vitin e kaluar në një dokumentar, ku fliste për xhihadistët që vepronin në Britani.
Në mes të ditës, në mes të Londrës, ai bashkë me disa radikale të tjerë, hapën flamurin e ISIS në një park publik.
27- vjeçari ishte radikalizuar nga videot e ekstremisteve në Youtube. Dy vite më parë, policia kishte marrë për të edhe informacione se ai tentonte të radikalizonte fëmijët në parqet publike.
12 persona janë vënë në pranga deri tani, ndërsa janë ushtruar kontrolle ne lagje te ndryshme te Londrës. Mbrëmjen e së dielës, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Urën e Londrës dhe tregun Borough.