Një tjetër viktimë e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Tregtare në New York, është identifikuar.
Sipas analistëve mjekësor të qytetit, viktima mashkull është personi i 1641-të i cili është identifikuar nga 2,753 njerëz gjithsej që kanë vdekur gjatë sulmit.
Identiteti i tij, i cili është përcaktuar duke përdorur teknologji të re të ADN-së, është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve.
Para njoftimit të së hënës, kishin kaluar dy vjet që kur u bë identifikimi i fundit i viktimave të sulmit të 9/11. Hera e fundit që kur një viktimë u identifikua ishte në mars të vitit 2015.
1,112 persona të vdekur (40%) mbetën të paidentifikuar edhe 16 vjet pasi ka ndodhur ky sulm terrorist.