Zbardhet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me armë ditën e djeshme në Torino të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se ai është Shpëtim Frashëri 39 vjeç. Shqiptari u ekzekutua me dy plumba gjatë natës së djeshme rreth orës 03:30 nga dy persona ende të paidentifikuar. Nga hetimet e deritanishme, policia italiane dyshon se krimi ka ndodhur për shkak të rivalitetit mes bandave shqiptare në fushën e prostitucionit.
Dy autorët qëlluan me armë të kalibrit të madh 39-vjeçarin i cili jetonte prej shumë vitesh në Itali.
Shpëtim Frashëri u dërgua në spital, por fatkeqësisht aty ndërroi jetë.





