Është identifikuar shqiptari i vrarë në Neos Kosmos, Greqi, ku të plagosur mbetën edhe dy djemtë e tij. Mësohet se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Edmond Llangozi si dhe dy djemtë e plagosur Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Autoritet greke thonë se fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi. Për të mbrojtur djemtë nga breshëria e plumbave, 54-vjeçari ka dalë përpara djemve të tij, duke humbur kështu jetën.
E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Policia greke po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.





