GREQI, 25 shkurt 2013– Lorenz Lezi quhet shqiptari, i cili u përfshi një ditë më parë në tentativën e një të dënuari me burgim të përjetshëm për t’u arratisur nga burgu i Trikalas, në Greqi.
Panajotis Vlastos, një i dënuar me burgim të përjetshëm tentoi të arratisej një ditë më parë me helikopter, i ndihmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin marrë peng një helikopter. Policia arriti që të ndërhynte në kohë. Mediat greke bënë të ditur se nga helikopteri u qëlluan më shumë se 500 plumba në drejtim të policisë, por fatmirësisht asnjë polic nuk u plagos. 43 vjçari Vlastos kishte tentuar edhe tre herë të tjera të arratisej nga burgu, pork a dështuar në të gjitha herët.
Mësohet se shqiptari vuan dënimin për trafik droge në këtë burg, por ai ishte i lirë pasi kishte shkelur me 5 ditë lejen e dhënë nga autoritetet e burgut.
Në kërkim janë edhe dy gra bashkëpunëtore, ende të paidentifikuara. Mediat greke kanë publikuar sot edhe një video amatore, e cila është marrë nga banorët e zonës në afërsi të burgut.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





