Identifikohet trupi i pajetë që u gjet sot në aksin Lushnje-Fier. Viktima, sipas policisë, është Agim Bullari, 55-vjeçar nga Fieri.

Trupi i një personi të pajetë është gjetur sot në aksin rrugor Lushnje-Fier, buzë rrugës tek rrethrrotullimi i Kolonjës.

Njoftimi paraprak i Policise Lushnje

Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.