Identifikohet personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Miqësia” në qytetin e Durrësit. Burime të policisë Durrës bënë të ditur se ai është 40-vjeçari Pëllumb Ndoi, banor i qytetit. Ai ka humbur jetën teksa ecte me biçikletë në rrugën “Miqësia” në Durrës, e cila lidh universitetin “Aleksandër Moisiu” me Spitallën.
Rruga në fjalë është pa ndriçim dhe koha kur ka nodhur ka qenë errësirë e plotë. Policia ka pyetur banorë të zonës për ngjarjen, por askush nuk ka parë gjë. Në vendngjarje janë marrë edhe kamerat e sigurisë, me shpresë se mund të hidhet dritë rreth identitetit të drejtuesit të mjetit dhe llojit të tij.