Është identifikuar viktima që humbi jetën në aksidentin e frikshëm ndodhur sot në zonën e quajtur ‘Bishti i Zhurit”. Viktima është Ndriçim Dervishi, rreth 30 vjeç nga Durrësi.
Policia në njoftimin paraprak bëri më dije se dyshohej se ishin dy viktima, por deri më tani konfirmohet një i vdekur.
Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.





