Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në zonën e Lezhës, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktimë ka mbetur shtetasi Arjan Bejtja, punonjës i burgut të Shënkollit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Treshit, pranë fshatit Spiten.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetime për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.