Identifikohet viktima që humbi jetën në plazhin e Durrësit një ditë më parë.
Mësohet se pushuesi që u mbyt duke u larë në det është një 82-vjeçar nga Serbia.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.”





