Identifikohet trupi i viktimës që u gjet sot e mbytur në bregdetin e Durrësit.
Mësohet se bëhet fjalë për 62-vjeçaren me iniciale Sh.B.
Trupi i viktimës u pikas nga një anije peshkimi, e cila më pas sinjalizoi edhe policinë kufitare.
Policia Kufitare në bashkëpunim me rojet bregdetare bënë të mundur nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





