Është identifikuar viktima që u gjet e mbytur mëngjesin e kësaj të diele në plazhin e Durrësit.

Policia e Durrësit bën me dije se ajo është shtetasja A.Sh. 44 vjeçe, banuese në Shijak.

Sipas bluve, e ndjera vuante nga probleme depresive.

Ngjarja u shënua në zonën e Plazhit, lagja 13, te pista Kosova.