Është identifikuar viktima që humbi jetën dje teksa u lante në det.
Policia e Durrësit bën me dije se ai është shtetasi Sh.D. 78 vjeç, banues në Tiranë, që pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ishte i sëmurë me zemër.
I moshuari gjeti vdekjen aksidentalisht duke u larë në det këtë të diel që lamë pas, në sektorin “Iliria” në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.





