Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se do të godasin këdo që kërcënon vendin. Në një konferencë për shtyp të hënën, zëdhënësi e ushtrisë izraelite Effie Defrin u pyet në lidhje me Mojtaba Khamenei-n, udhëheqësin e ri suprem të Iranit dhe djalin e Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm të përbashkët amerikano-izraelit.

“Ne godasim këdo që përbën kërcënim për shtetin e Izraelit. Nuk do të detajoj planet operative, por do të them këtë: kushdo që kërcënon Izraelin do të dëmtohet”, tha Defrin.

Ai tha se ushtria izraelite e kishte shënjestruar babanë e Mojtaba Khameneit që nga fillimi i operacionit të saj.

“Roli i kreut të këtij regjimi është të komandojë forcat operative të regjimit dhe shumë gjak ka në duart e tij”, tha Defrin për Khamenei-n, i cili u vra më shumë se një javë më parë.