27 nëntor 2014 –  Idriz Carruja, vetëm 21 vjeç humbi jetën në një aksident automobilistik në qytezën e Mota di Livencës (Motta di Livenza) në provincën e Trevizos.

I ndjeri, banor në qytezën e Suseganës po ngiste një Benz-Mercedes, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë Benzi i bërë copë kërceu mbi trotuar. Mjekët e ndihmës së shpejtë, që erdhën pas telefonatës së pronarit të një picerie afër vendngjarjes konstatuan vdekjen e menjëhershme të të ndjerit Carruja.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/