5 mars 2015 – Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, reagoi pas humbjes së vlonjatëve me Partizanin në "Niko Dovana" duke e cilësuar një turp ndeshjen e futbollistëve të tij, që në pjesën e dytë ishin pasivë në fushë duke lejuar përmbysjen e Partizanit. Nëpërmjet rrjeteve sociale, numri 1 i klubit kuqezi theksoi se turpin e ka bërë Flamurtari dhe lojtarët e tij. Sipas Idrizit, fanella e Flamurtarit është poshtëruar dhe mbi të gjitha ja dolën të na marrin trofeun që me aq mund e fituam, trofeun e dinjitetit. Marrëdhënia jonë si drejtues ndaj cdo individi në klubin Flamurtari do të rishikohet, dhe nga sot të gjithë lojtarët e klubit do të sanksionohen. Idrizi ka kërkuar një mbledhje urgjente të bordit këtë të enjte dhe nga kjo e enjte do të zhduken njëherë e përgjithmonë nga Flamurtari kolonat e pesta. Reagimi i Idrizit vjen pas reagimit dhe të tifozerisë vlonjate, e cila kontestoi skuadrën në përfundim të transfertës me Partizanin, ndërkohë që zyra për shtyp e Flamurtarit ka kërkuar që të hetohet dhe kjo ndeshje për trukim. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/