Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përkujtuar sot 72-vjetorin e genocidit çam.
Gjatë ceremonisë në varrin monumental në Kllogjer të Sarandës, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pohoi se nuk do të ketë varreza greke nëse nuk nderohen çamët. Nga ana tjetër ai theksoi se e vërteta e madhe historike nuk do zhduket dhe nuk do të mohohet.
“Nuk do rreshtim së punuari për të drejtën tonë. Jemi popull evropian që s’kemi shtetin tonë solid”, tha Idrizi.





