TIRANË, 11 prill 2013- Mbështetës të PDIU-së dhe shoqërisë Çameria u mblodhën mesditën e sotme në rrugën pedonale "Abdi Toptani", pas thirrjes për protestë, si reagimin për mosshqyrtimin e Rezolutës Çame nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin figurat më të shquara të kombit shqiptar, Adem Demaçi e deri tek deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe përfaqësues të shoqatës "Vatra" të Preshevës. Në këtë aktivitet folën dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana, Sekretari Politik i PDIU-së Adri Nurellari dhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU-së Vjollca Braho.
Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido gjatë fjalës së tij i kërkoi Parlamentit që të zbardhë Rezolutën për cështjen Çame për institucionalizimin e kësja plage që sipas tij kullon gjak.
Protestën e përshëndeti dhe Adem Demaç, i cili u shpreh se shqiptarët ashtu si kosovarë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre.
“Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi”, the Demaçi.
IDRIZI: KUVENDI TË NA JAPË DINJITET
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij nën thirrjet e turmës “Çamëria është e jona…e duam Çamërinë” kërkoi ë Kuvendi i Shqipërisë të clirohet nga presioni grek dhe të marrë në shqyrtim Rezolutën Çame, me qëllim kthimin e dinjiteti të shqiptarëve. Kreu i PDIU-së deklaroi se sot duhet nxjerrë 'Kali i Trojës' nga Parlamenti shqiptar, duke theksuar se rezoluta çame është kauza e të drejtës qytetare të çdo shqiptari
“Jemi këtu të mbledhur të gjithë bashkë për të çliruar Parlamentin e shqiptarëve nga rrethimi grek. Ju më keni dëgjuar të them se për çështjen e Rezolutës parlamenti shqiptar është nën presionin grek, nën rrethimin grek. Ju e dini që grekët janë të famshëm për Kalin e trojës. Prandaj PDIU-ja, Shoqata çamëria ju ka bërë thirrje të jeni sot këtu : Të çlirojmë Parlamentin shqiptar nga presioni grek ,e ti japim dinjitet te votojne rezoluten e drejtesise Europiane per shqipateret e Camerise . Ne jemi ketu qe ta nxjerrim Kalin e trojës nga Parlamenti i shqiptarëve. Ne s’jemi humbës si trojanët, por fitimtare si Shqiptaret ,ne jemi kombi i skenderbeut e Nene Terezes Kjo Rezolute meriton, e duhet te jete kauza dhe ceshtja e ndergjegjes intelektuale dhe qytetare, politike dhe institucionale e te gjithe qytetareve ne Greqi dhe Shqiperi, e cilitdo qe beson tek fqinjesia e mire dhe ne nje Ballkan Perendimor te Europianizuar dhe te Paqte” tha Idrizi.
Idriz teksa ripërsëriti kërkesën e PDIU-së që Greqia të heqë ligjin e luftës që ka me Shqipërinë theksoi se fqinjësia e mirë ndërtohet nga pranimi i së vërtetës ndaj për këtë arsye kërkoi riaktivizim të traktatit të miqësisë.
"Ne kërkojmë heqjen e Ligjit të Luftës. Ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit të Miqësisë, në të cilin trajtohen dhe çështje të mbetura pezull si: çështja e pronave, -çështja e ruajtjes së kulturës, përmendores, historisë apo e gjuhës shqipe dhe greke në mënyrë reciproke. Të gjitha këto janë të drejta të pamohueshme të dy vendeve tona", shtoi Idrizi.
Gjithashtu kreu i PDIU-së, bëri të qartë se nuk do të tolerojë anashkalimin e asnjë prej pikave të rezolutës. "Partitë e mëdha janë në garë për miratimin e rezolutës, por shqiptarët e Çamërisë nuk duan konfirmim, por zbatim të çdo pike të këtij dokumenti", theksoi Idrizi.





