Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi edhe një herë ka folur në lidhje me protestën që është paralajmëruar që do të mbahet ditën e sotme në Himarë, në mbështetje të Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash.

Sipas Idrizit, Beleri është zgjedhur si kandidat në Himarë, pikërisht për të sjellë tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Jo rastësisht është zgjedhur Beleri dhe sot në Himarë vjen kryebashkiaku i Athinës e nipi i Mitsotakis në kulmin e sezonit”, tha ai për “Neës24”.

“I bëjnë presion sistemit ligjor. Një sistem ligjor nuk mund ta atakosh dhe as nuk mund të komentosh vendimet e saj.  Ndërhyrja e Athinës është ndërhyrje në punët e brendshme, duket e tepruar. Beleri nuk është zgjedhur rastësisht.

Do ia shohim sherrin kësaj historie nëse shteti shqiptar nuk vepron. Duhet të pyesë në rrugë diplomatike se pse duhet të vijë kryebashkiaku i Athinës në Himarë, pse duhet të jetë pjesë e protestës. Është shkelje sovraniteti dhe dinjiteti”, tha Idrizi ndër të thera.