Parlamenti shqiptar dhe ligjvënësit e tij tashmë kanë mundësinë të korrigjojnë turpin e vjetër dhe të dalin balllartë përpara popullit të tyre. Me këtë apel u është drejtuar deputetëve dhe klasës politike kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në takimin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, në të cilin u diskutua projektrezoluta çame, e dorëzuar tashmë në Kuvendin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij Idrizi tha se Kuvendi duhet të merret me rezolutën pasi politika shqiptare ka një borxh 65 vjeçar ndaj çamëve, ndërsa shtoi se kjo është një fryt i qasjes së PDIU për të qenë në krah të mazhorancave, duke shtuar se do të ndjekë një taktikë të tillë deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj kauze.

“Jemi këtu se duhet të miratojmë rezolutën, jo vetëm dokument parlamentar por testament i të parëve tanë që u dogjën dhe u vranë padrejtësisht, është një amanet dhe dëshirë e fundit e të parëve tanë. Është akti kryesor i shkruar i këtij testament gojor i shkruar brez pas brezi.Parlmaneti duhet të merret me rezolutën se në 65 vjet politika shqiptare u ka borxh camëve, u ka borxh 2500 të vrarëve mes tyre shumica pleq, gra dhe fëmijë. Ne jemi komunitet i fortë, jetëdashës, kemi qenë dhe do jemi zemra e shqiptarizmit. Enver Hoxha dhe shteti i tij e sakrifikoi kauzën came. Shteti shqiptar i pluraklizmit e nisi mirë por i ndërroi sjelljen e saj rrugës. Sot u jam mirënjohës të gjithë atyre burrave që e kanë udhëhequr këtë shoqatë ndër vite. Ne si parti kyce për mbijetesën e shumicës kemi treguar se mund të cojmë përpara kauzën tonë, me veprën tonë ndërkombëtaruizuese i kemi bërë camët të ndihen krenarë për atë që janë. Sot ky testament i të parëve ka marrë formën e rezolutës. Sot ky tekst është në dritën e diellit dhe rrit përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur, bazohet mbi konventën europiane të të drejtave të njeriut. Ata që na kanë kritikuar të paktën sot të gjejnë vullnetin të mbështesin rezolutën tonë. Është një akt bashkimi jo akt ndarje. Deputetët të korrigjojnë turpin e vjetër dhe të dalin balllartë nga dyert e Kuvendit” tha ai.

Idrizi duke bërë një panoramë të përbajtjes së kësaj rezolute, ka tentuar të qetësojë edhe fqinjin tonë grek, duke theksuar se kjo është një rezolutë e fqinjësisë së mirë, që kërkon të heqë ligjin e luftës dhe është në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

“Shqiptarët nuk kanë pushtuar asnjëherë, por kemi qenë kundër fashizmit. Mjafton të kujtojmë betejën 53 ditore të Konispolit, çamët jo vetëm që skanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit por ghjithë burrat, djemtë dhe fëmijët tanë u internuan në ishujt grekë për këtë fakt. Por duhet theksuar se mbi shqiptarët e Çamërisë nga Greqia është ushtruar një genocide” theksoi ai.