9 janar 2015 –  Në pritje të zbulimit të fituesit të Topit të Artë 2014, ku është një ndër finalistët e madje rivali kryesor për t'ja rrëmbyer trofeun Cristiano Ronaldos, Manuel Neuer merr një tjetër vlerësim.

Mbrojtësi ekstrem i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane është vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit që lamë pas nga IFFHS, Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në futboll. Neuer ka lënë pas në klasifikimin e vecantë belgun Thibaut Courtois dhe portierin nga Kosta Rika Keylor Navas të cilët ngjiten në podin e tre portierëve më të mirë në botë bashkë me Gjermanin.

Neuer kampion i botës me përfaqësuesen e panzerave në Brazil 2014 është renditur në vendin e parë me 216 pikë, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj ish portierit të Atletikos që ka grumbulluar 96 pikë si dhe ndaj portierit aktual të Realit që ka marrë në total 46 pikë. Votimi për portierin më të mirë të vitit është realizuar me ekspertë nga 60 shtete të ndryshme, Pas treshes së parë renditet kapiteni i Juventusit, Gianluiggi Buffion që lë pas në vendin e pestë kilianin e Barcelonës, Klaudio Bravo, argjentinasin e Monaco, Sergio Romero në vendin e 6-të dhe meksikanin e Malagas Gulliermo Ochoa. Në vendin e 8 renditet portieri tjetër i Chelsea Petr Cheh, ndërsa dhjetëshja e portierëve më të mirë të botës për 2014,  ku spikat padyshim mungesa e Iker Casillas, mbyllet me portierin e Tottenham Hugo Lloris dhe atë të Lillë Vincent Eyneyama. Të gjithë portierët që janë renditur si 10 më të mirët e botës kanë mbrojtur ngjyrat e përfaqësueseseve të tyre gjatë vitit 2014.