Një tërmet i magnitudës 5,1 ballë goditi sot Durrësin.

IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) sapo ka publikuar dhe të dhënat paraprake në lidhje me lëkundjet e fuqishme që alarmuan banorët e Durrësit.

Epiqendra ishte në Gjirin e Lalzit, me thellësi 18 km.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km në Hamallaj. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4,3 ballë.

Në qytetin e Durrësit dhe krahinat përreth janë ndjerë disa lëkundje të fuqishme, çka ka alarmuar banorët duke dalë një pjesë e madhe e qytetarëve jashtë në rrugë, nën ankth e panik.