Instituti i Sizmioloogjisë publikon të dhënat për tërmetin e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas IGJEUM, lëkundja sizmike ishte 3.5 ballë dhe jo 3.4 ballë sa u raportua në fillim.
Epiqendra e tërmetit ishte 19 km V, Durres dhe ka ndodhur në thellësinë 35 KM.
Shumë qytetarë të Durrësit e kanë ndjerë lëkundjen sizmike, mbrëmjen e sotme.
Kjo është lëkundja e katërt gjatë ditës së sotme, pasi tërmete me magnitudë më të vogël janë regjistruar në orët e paradites dhe pasdites me epiqendër në Durrës.





