Instituti i Gjeoshkencave në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, paralajmëron qytetarët për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmja e sotme dhe nesër.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, deri në qarqet Vlorë dhe Korçë.

Ditën e nesërme në këto qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave

Ndërsa në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara ditën e nesërme dhe të dielën.

NJOFTIMI I IGJEUM:

Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat qendrore dhe jugore të territorit. Në lartësitë mbi 400 m reshjet priten të jenë në formë dëbore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë. Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e nesërme priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.