Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar sot se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh sidomos në qarqet Fier dhe Berat.

Sipas parashikimeve të këtij instituti të rrezikuara janë edhe zona të caktuara në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

POSTIMI I PLOTË

ZJARRET NË PYJE

———————-

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 40 °C

në vendet malore: 18 / 34 °C

Era

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Për më shumë:

https://www.geo.edu.al/…/1624523870-RREZIQET_NATYRORE…