Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje lokale, të dobëta në të gjithë vendin, kryesisht në terrenet malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 7 / 17 °C
Në vendet malore: 4 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë në gjithë vendin.