IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) jep parashikimin e motit si dhe si do të jetë situata e zjarreve në vendin tonë përgjatë 24 orëve në vazhdim. Sipas IGJEUM, sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa të hënën do të ketë reshje intensive në disa qarqe.
RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.02) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Nesër (e hënë dt.03) pritet shtim i intensitetit të reshjeve, ato do të arrijnë mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarqet SHKODËR, KUKËS, LEZHË, DIBËR dhe DURRËS ato do të jenë intensive. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 18 °C
në vendet malore: 7/ 14 °C
ERA
Sot pasdite (e diel dt.02) dhe nesër (e hënë dt.03) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.
ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e diel dt.02) dhe nesër (e hënë dt.03) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.





