Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara në një postim në rrjetet sociale ka treguar edhe njëherë se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 14 majit.
Cara shkruan se 14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe mundësia për të refuzuar manipulimet me investime elektorale.
“14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe shpërfilljen shumë vjeçare ndaj banorëve të Durrësit. Është edhe mundësia për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, ka shkruar Cara.