“A do ta shpalli edhe Lindën armike?!“
Kjo është pyetja me të cilën e nis postimin e tij në rrjete sociale koordinatori i Federatës e Opozitës së Bashkuar për qarkun e Durrësit, Igli Cara.
Duke iu referuar raportit të hartuar nga Linda Rama dhe Elena Polo për UNDP mbi Financat Shqiptare, ku cilësohet dështim i qeverisë monitorimi i kontratave PPP, Cara nënvizon se abuzimi i kryer nuk mund të fshihet më as nga gruaja e kreut të qeverisë.
“E vërteta ka kohë që është në dritë e diellit dhe nuk mund të fshihet më as nga “të plotfuqishmit””,- shkruan ndër të tjera koordinatori Cara.
Postimi i plotë:
A do ta shpalli edhe Lindën armike?!
Çudira shqiptare që nuk çudisin më!
Vetë Linda Rama nuk e fsheh dot të vërtetën për koncensionet dhe për paratë e pista që vlerësohen sa 1 e pesta e gjithë ekonomisë.
Në një raport mbi Financat Shqiptare të hartuar nga Linda Rama dhe Elena Polo për UNDP cilësohet, as më shumë e as më pak, por si dështim i qeverisë monitorimi i rregullit i kontratave PPP.
E vërteta ka kohë që është në dritë e diellit dhe nuk mund të fshihet më as nga “të plotëfuqishmit”
Eshtë trashur kaq shumë zullumi sa nuk e mbajnë dot më as muret e kullës në Surrel.
Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!