Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i degës së PD lokale, Igli Cara, ka denoncuar kontratën e prokuruar për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manëz. Sipas Carës, fakti që oferta e firmës fituese është sa 99.7 % e fondit limit, flet shumë.
Cara shton se: “Qëllimi primar mbetet grabitja e fondeve publike me çdo mënyrë. Pa dyshim si gjithmonë fituesit janë të njëjtët, miq e patronazhistë të Ramës, Sakos e Rilindjes, që tanimë ndodhet në zgrip!
Pa llogaritur që kur realizoheshin nga institucione jo qeveritare vlerat e objekteve arsimore ishin 2-3 herë më të ulëta. Edhe 5 vite pas tërmetit nuk kanë të ngopur! Nuk pranuan Komision Hetimor parlamentar, por as bashkiak për Rindërtimin. Arsyet tashmë janë të qarta për këdo”.