Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka marrë fjalën në takimin elektoral që po zhvillohet në Durrës me praninë e kryetarit të PD, Sali Berisha dhe të kryetarit të PL ,Ilir Meta.

Përpara qytetarëve të Durrësit, Igli Cara tha:

“Të gjithë biem dakord që zgjedhjet e 14 Majit kanë rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Durrësit dhe të Shqipërisë.

Të gjithë biem dakord që eksodi i viteve 90, shpopullimi i vendit në këto vite të fundit nuk janë e njejta gjë, të gjithë e dimë që fëmijët tanë po ikin dhe duan të ikin.

Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor.

Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare.

Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie.

Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.  Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim!

Integrimi i zonave të reja urbane  dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukkturë.

Durrësi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. në këto vite u nëpërkemb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shpërfill puna, dija e zotësia u ble e shatnazhua vota e u vendos regjimi.

Zunë detin me ndërtime shumëkatëshe e humbën sipërfaqe të gjelbërta.

Durrësi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. në këto vite u nëpërkemb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shpërfill puna, dija e zotësia u ble e shatnazhua vota e u vendos regjimi.

Zunë detin me ndërtime shumëkatëshe e humbën sipërfaqe të gjelbërta.

Nje Bashki me arrogancë, mungesë transparence në vendimmarrje e larg qytetareve, si agjenci shërbimesh e qeverisë. Sikur ka drejtoreshë qeverie e jo kryetare bashkie.

Në Durrës po ndodh vjedhja e grabitja më e madhe, po shkulin Portin e Durrësit.

Babëzia shkon deri aty sa falen taksat e qytetarëve të Durrësit, i takojnë 11% të investimit, 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve por dhe këto u falën, edhe Porti i ri do bëhet me lkët tona. Tani është fakt që prej 2016 Durrësi ishte pa plan rregullues.

Ndryshimi i madh këtë 14 maj do nisë nga Durrësi. Të bëhemi gjithë bashkë për të rrëzuar klonimin e regjimit të Ramës, për ti kthyer bashkinë pronarëve të vërtetë që jeni ju.

Ndryshimi i qeverisjes në administrimin e Durrësit është kryefjala që na bashkon.

Ju premtoj që së bashku do bëjmë gjithcka për mirëqenien e shëndetin e qytetarëve,zhvillim të qendrueshëm ekonomik, rikthim të Durrësit në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend.