Dy deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Igli Cara dhe Arjan Ndoja, tentuan të futen në ambientet e Bashkisë për të marrë pjesë në takimin që po zhvillohet nga kryeministri Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID.
Pasi nuk u lejuan të jenë të pranishëm, Cara deklaroi për mediat se u mohua një e drejtë që i takon deputetëve për të qenë të pranishëm dhe për të ndjekur live interesin publik të 80 familjeve, të cilat rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre nga ky projekt.
Ai e cilësoi projektin si korruptiv dhe jo në interes të këtyre familjeve, qytetarëve të Durrësit dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Jemi lajmëruar nga banorët. Me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim, por kërkesa na u refuzua nga Garda. Kjo është e paligjshme.
Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt. Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të preket prona e banorëve,” deklaroi Cara.
Për më shumë ndiqni mëposhtë pronocimin e plotë të deputetit Cara.





