Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo. Edhe në punimet e Usta Metit që ka gdhendur këtë anije të veçantë. Me këto fjalë e mëngjesin e kësaj të hëne kandidati për kryebashkiak për Durrësin Igli Cara, i cili ka takuar ustain Ahmet Llila, artizanin e palodhur, që e njohin të gjithë në qytet, për mjeshtërinë e tij.

“Një javë e re që nis me dëshirën për ndryshim! Një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja. Çdokush që ka nostalgji për detin dhe mbresat e udhëtimeve ruan në një kënd të veçantë të shtëpisë, një anije me vela të gdhendur në dru nga Usta Meti.

Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë. Është anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri. 14 Maji bën ndryshimin! Qyteti je ti!”, shkruan Cara.