Ish-deputeti i PD Igli Cara ka denoncuar marrjen e një kredie tjetër për përfundimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, e cila do të nevojitet për të mbyllur projektin në fjalë. Siç dihet nuk ka nisur akoma ndërtimi i aksit Tiranë-Rinas dhe po ashtu edhe 8 stacionet që janë paarshikohen të ndërtohen përgjatë aksit hekurudhor nga Tirana në Durrës.

Cara thotë se çdo projekt i Rama& CO mbetet gjithmonë në mes të rrugës dhe sa hap e mbyll sytë, i rriten kostot.