“Veliera” e Durrësit vijon të jetë “mollë sherri” ndërmjet dy partive më të mëdha politike në vend.

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama gjatë paradites së kësaj të premteje në këtë hapësirë të re publike, ka ardhur edhe një reagim nga ish-kreu i degës lokale të PD, Igli Cara.

Ish-kandidati për kryebashkiak i Durrësit e konsideron Velierën “tallje me paratë e durrsakëve“, që “filloi me Dakon dhe mbaroi me Sakon!”

12 milionë të shndërruara në beton dhe hekurishte të ndryshkura ende pa u përuruar“, shkruan ndër të tjera Cara në një postim në “Facebook”.

POSTIMI I PLOTË:

Tallje me paratë e durrsakëve
Filloi me Dakon dhe mbaroi me Sakon!
8 vite për këtë “vepër arti” siç guxoi ta cilësojë sot KM “Velierën”.
12 milionë të shndërruara në beton dhe hekurishte të ndryshkuara ende pau përuruar.

Pyetja është:

Sa probleme të qytetit do të ishin zgjidhur me këto miliona euro?
Nga bonuset e qirasë për të pastrehët; ndërtimi i shkollave e riparimi i pallateve, ku ende nuk ka asnjë gjurmë nga punimet 5 vite pas tërmetit; mbështetje për familjet në vështirësi ekonomike e moshën e tretë.
Rama nuk tha asgjë për shpenzimin e 12 milionë eurove për “Velierën”.
Kemi nevoje per vepra arti e funksionale, por absolutisht jo, mbi kurrizin e durrsakeve (taksave qē paguajnë)!
Rana & Dako & Sako duhet të kuptojnë që paratë e durrsakëve nuk janë për tekat e kapriçot e tyre, por për nevojat e qytetit dhe banorëve të tij.
Mjafton zgjedhja e KM për fëmijët që ta festojnë 1 qershorin te “Veliera” për të kuptuar vizionin e tij për Durrësin.
Për fat të keq, nuk është hera e parë që ndodh!
Ky nuk është qyteti që duam!