Ish-deputeti i PD Igli Cara duke foluar nga zona e përmbytur në qytetin e Durrësit fajësoi autoriteet lokale dhe qendrore për gjendjen e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut. Cara tha se kjo është një situatë e përsëritur dhe masa parandaluese nuk janë marrë fare.
Ai shtoi se përgjegjës për këtë situatë janë Rama dhe Sako, pasi nuk ka ndryshuar asgjë, nëse kemi parasysh edhe investimin madhor që u bë tek Hidrovori, pasi situata mbetet e njëjtë.
Igli Cara shtoi se kanalet e ujërave të hapura janë problem dhe nuk pastrohen prej vitesh dhe në këto kushte ndodhin përmbytje të këtyre përmasave.
Ish-deputeti i PD akuzoi bashkinë e Durrësit se nuk nxori njerëz në terren ditën e djeshme për të orientuar qytetarët dhe t’u jepej ndihmë atyre që kishin nevojë.