Ish-deputeti Igli Cara ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali. Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Cara shoqërohej në takimin e zhvilluar në Pordenone edhe nga Aulon Kalaja dhe Loren Met-Hasani.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Cara thotë se në takimin e zhvilluar në Pordenone patëm kënaqësinë e një bashkëbisedimi me bashkëatdhetarët tanë ku konstatuam gatishmërinë dhe interesin e lartë të tyre për t’u regjistruar dhe votuar në datën 11 Maj.