Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë në Durrës për të diskutuar vizionin mbi qytetin.
Në një postim në rrjetet sociale, Cara shprehet se “Qyteti nuk mund të zhvillohet pa idetë e tyre, që njohin më mirë se cilido, problematikat e shumta, po aq sa dinë të ofrojnë zgjidhje.”
Postimi i plotë:
Një bisedë e hapur me vajzat dhe gratë, mbi vizionin e tyre për Durrësin tonë. Qyteti nuk mund të zhvillohet pa idetë e tyre, që njohin më mirë se cilido, problematikat e shumta, po aq sa dinë të ofrojnë zgjidhje.
Bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!