Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në postimin e tij në “Facebook”, Cara kthehet pas në kohë duke kujtuar lëvizjen studentore të dhjetorit në vitin 1990, ku shumë të rinjë dolën në rrugë me besimin se Shqipëri do të bëhet si Evropa.

“Me të rinjtë dhe për të rinjtë do të rikthejmë shpresën, pasi Shqipëria duhet të jetë si gjithë Evropa!”, shkruan ndër të tjera kreu i PD Durrës.

Postimi i plotë:

8 dhjetor!

Kjo datë më kthen pas në kohë, kur në ato ditë të ftohta dhjetori të vitit 1990 braktisnim me dëshirë mësimin për t’u bërë pjesë e lëvizjes studentore. Plot ëndrra rinore, që na lexoheshin në sy, me dëshirën dhe shpresën për ndryshim.

Nostalgji dhe krenari për miqtë e mi dhe çdo të ri, që u bëmë bashkë, pa e ditur se si do të ishte e nesërmja, por me besimin që Shqipëria do të bëhej si gjithë Evropa!

32 vite më pas, pothuaj jemi në pikën fillestare. Të rinj me dëshirë për të ikur, më pak shpresë, por me besimin se ky vend bëhet!

Me dëshirën për ndryshim, me arritje, por dhe gabime e zhgënjime, që na kanë bërë të reflektojmë e të marrim vendime të rëndësishme.

Me të rinjtë dhe për të rinjtë do të rikthejmë shpresën, pasi Shqipëria duhet të jetë si gjithë Evropa!

Gëzuar 8 dhjetorin!

Ditën e shpresës, Ditën e Rinisë!