Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka uruar sot me rastin e festës së Pashkës të gjithë besimtarët katolikë.
“Me besimin dhe dëshirën që të jetë e mbarë dhe plot shëndet për secilin prej jush, ju përcjell urime të përzemërta në këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes dhe Ripërtëritjes!”, uron Cara.