Kreu i degës lokale të PD Durrës, Igli Cara i ka shprehur urimet besimtarëve myslimanë për Kurban Bajramin.
“Qoftë e pranuar çdo lutje dhe sakrificë, duke u kthyer në bekim për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ndër të tjera ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Gëzuar Kurban Bajramin, miq!
Me urimin që kjo ditë e shënuar t’ju gjejë duke festuar pranë familjarëve tuaj!
Le të jetë kjo festë një mesazh paqeje e solidariteti, por edhe një moment reflektimi për të gjithë!
Qoftë e pranuar çdo lutje dhe sakrificë, duke u kthyer në bekim për ju dhe familjet tuaja!
Përzemërsisht, gëzuar!






