Vinçenco Italiano ka arritur marrëveshjen e re dhe do të vazhdojë aventurën e tij në Bolonjë. Kjo është bërë e ditur nga media italiane “Tuttomercatoweb”.
Takimi midis palëve këtë mëngjes pati një rezultat pozitiv dhe u arrit një marrëveshje e re për të zgjatur kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2026. Trajneri arriti të sillte Kupën e Italisë në Bolonja pas 51 vitesh pritje dhe gjithmonë i ka dhënë përparësi qëndrimit të tij në Emilia.
Ai ka arritur një marrëveshje të re për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027 dhe afërsisht tre milionë euro neto për sezon.
Tashmë Milani dhe Igli Tare po intensifikon kontaktet me Masimiliano Alegrin. Trajneri është objektivi i parë i klubit kuqezi, të cilët synojnë ta mbyllin marrëveshjen shumë shpejt për të mposhtur konkurrencën nga Napoli, një klub që pas takimit të gjatë të djeshëm nuk e ka përcaktuar ende marrëdhënien e tij me Antonio Konten.
