“Drama e dy karaktereve”, vepra pjesërisht autobiografike e autorit Tennessee Williams, erdhi premierë për herë të parë në Tiranë muajin e kaluar në Teatrin Eksperimental, nën interpretimin brilant të Igli Zarkës (Felice- personazhi i mbështetur tek vetë autori) dhe prej Krist Lleshit (Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit).
Gjashtëdhjetë minuta që të lënë pa frymë, vijnë për publikun e qytetit të Durrësit, në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, në datat 26 dhe 27 maj, ora 19.00.
Zarka, pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën “Equus” të Peter Shaffer, vitin e kaluar, ka guxuar me një sfidë të re, duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti.