DURRËS, 18 tetor 2014– Një histori sherri midis dy familjeve shqiptare transferohet në Itali, ku kanë emigruar anëtarët e dy familjeve. Kjo histori deri tani ka njohur dy episode të përgjakshme me të shtëna armësh e me të plagosur.
Në 22 tetor, 2013 Alban Kola, 29 vjec dhe Alban Nikolaj, 35 vjec i bënë atentat Igor Kacajt, 36 vjec, ndërsapo shkonte në punë. E qëllojnë tre herë me pistoletë, por e kapin vetëm dy plumba. Dy atentatorët u arrestuan brenda ditës nga karabinierët.
Në orët e para të 7 korrikut 2014 Alban Nikolaj, që kishte dalë nga burgu, po ktheje në shtëpi, kur mbi të qëllohet me cifte me sacme për derra duke e plagosur mjaft rëndë në gjoks dhe në bark. Karabinieria arrestoi për këtë antentat dy vëllezër Bletmir Ftoni, 24 vjeç dhe Roland Ftoni, 26 vjeç.
Mëngjesin e së premtes 17 tetor 2014 karabinierët arrestuan Igor Kacajn, viktimën e atentatit të parë. Viktori kishte dhënë urdhër për atentatin e dytë duke u dhënë njëkohësisht vëllezërve Ftoni armën e gjahut, me të cilën kryen atentatin. Igori nuk mendonte se ishte zbuluar roli i vet në atentatin e fundit, kështu që nuk ishte larguar nga Italia dhe vazhdonte të bënte një jetë normale në qytet. Karabinieria me arrestimin e fundit shpreson të ketë bllokuar këtë spirale krimesh tipike për gjakmarrjen shqiptare.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/