Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Maltë, pasi u kap me dokumente të falsifikuara identifikimi. 24-vjeçari Vebi Zerja nga Dibra u ndalua në aeroportin ndërkombëtar të Maltës, teksa po përpiqej të merrte avionin për në Britani.

Përveç kartës së identitetit, ai kishte me vete edhe një patentë dhe kartë shëndeti italiane, gjithashtu të falsifikuara.

Zerja kishte mbërritur në Maltë nga Shqipëria dhe destinacion përfundimtar kishte Londrën. Avokati i tij mbrojtës, Noel Cutajar para gjykatës tha se 24-vjeçari kërkonte që të largohej nga Shqipëria pasi ishte i frikësuar se jeta e tij ishte në rrezik dhe kishte marrë kërcënime me vdekje. Megjithatë, gjykata vendosi ta lërë në burg të riun.